Aktualitet

Ambasadori i Holandës i shkon në zyrë kreut të SPAK, Klodian Braho (VIDEO)

Ambasadori Vos është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sëbashku me përfaqësues të tjerë të ambasadës. 

zh.ll
Ambasadori i Holandës i shkon në zyrë kreut të SPAK, Klodian
ambasadori holandes ne spak

TIRANË- Reinout Vos, ambasadori i Holandës në Shqipëri, ka zhvilluar sot një vizitë në Prokurorinë e Posaçme Antkorrupsion (SPAK). Ambasadori Vos është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sëbashku me përfaqësues të tjerë të ambasadës. Vos do të zhvillojë takimin e parë me kreun e ri të Strukturës së Posaçme (SPAK), Klodin Brahon, i cili mori detyrën në dhjetor të vitit që lamë pas.

Klodian Braho u zgjodh si drejtues të SPAK në mbledhjen e KLP-së, më 11 dhjetorit, ku u votua me 7 vota pro. Prokurori Klodian Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB