Aktualitet

Alarm për bombë në Tiranë/ Evakuohet qendra tregtare “Toptani”, Policia: Nuk konstatuam asgjë të paligjshme

Në email thuhej se në qendrën tregtare ku ai punon si shef i sigurisë ishte vendosur një sasi lënde plasëse, e cila do të shpërthente në orën 20:30.

F.I
Alarm për bombë në Tiranë/ Evakuohet qendra tregtare
Foto ilustruese

TIRANË- Një alarm për bombë është raportuar pak minuta më parë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë rreth orës 20:10, një shtetas ka informuar sallën operative të Policisë se në adresën e tij elektronike kishte mbërritur një mesazh kërcënues. Në email thuhej se në qendrën tregtare ku ai punon si shef i sigurisë ishte vendosur një sasi lënde plasëse, e cila do të shpërthente në orën 20:30.

Pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit. Autoritetet kanë kryer një kontroll të detajuar të ambienteve të qendrës tregtare, por nuk kanë konstatuar asnjë objekt të dyshimtë apo të paligjshëm.

"Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rasti"- thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB