FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën "arrest me bur" për dajën e deputetes Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Ky i fundit, dyshohet se goditi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses në banesës së tyre, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 shtatorit.
Dyshohet se shkak i konfliktit mes tyre është bërë shkelja e një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëjerueses, 34-vjeçares Merita Gremaj. Ndërkohë, 52-vjeçari ka mohuar pretendimet për abuzim seksual ndaj 34-vjeçares, ndërsa ka deklaruar se do të japë versionin e tij në gjykatë.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe deputetja Çaushi, sipas së cilës, ka pasur një takim me ta në fillim të qershorit dhe i ka uruar për bashkëjetesën. Në reagimin e saj, deputetja ka sqaruar se nuk ishte në dijeni për dhunën e pretenduar nga 34-vjeçarja, ndërsa thekson se kjo çëshjte u përket organeve ligjzbatuese.
Ngjarja ndodhi në Suk të Roskovecit, ku 52 -vjeçari Bledar Bakaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babanë e saj, dyshohet se e ka goditur me drapër këtë të fundit. Siç bëri me dije Policia, autori Bledar Bakaj, u arrestua gati 30 minuta pas ngjarjes, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”./ZËRI