Aktualitet

U ndalua për “Porsche Cayenne” luksoz, arrestohet 30-vjeçari, i gjenden lingota, monedha floriri e 4 mijë euro

Biçaku u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

F.I
U ndalua për “Porsche Cayenne” luksoz, arrestohet
Armando Biçaku

FIER-Armando Biçaku, 30-vjeç është arrestuar nga Policia në Fier, teksa lëviste me një automjet “Porsche Cayenne”, në cilin iu gjetën 4 lingota floriri, 9 monedha floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. Arrestimi i 30-vjeçarit u bë gjatë kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë.

Biçaku u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftimi i policisë:

Transportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 30-vjeçari.

Nga kontrollet e mëtejshme, në automjet iu gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false.

Sekuestrohen sendet dhe automjeti.

Në zbatim të planit të posaçëm të masave për kryerje të kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për verifikim, një automjet tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrollit në automjet, të kryer në vijim të operacionit të koduar "Gold”, u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. 30-vjeçari nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, si dhe për nisjen e hetimit pasuror, me qëllim dokumentimin e burimit të sendeve me vlerë dhe parave që iu gjetën 30-vjeçarit.

Poll

MOS HUMB