Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Peqinit e Fierit, gjenden telefona në qelitë e të burgosurve, 9 persona në hetim, mes tyre 2 efektivë

Edhe në Fier, gjatë kontrollit ne ambjentet e dhomës së të burgosurit R. K është konstatuar një aparat celular.

F.I
Aksion ‘blic’ në burgun e Peqinit e Fierit, gjenden telefona
foto ilustruese

TIRANË-Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në ambjentet e burgut të Peqinit dhe Fierit, ku në dhomat e të burgosurve janë gjetur telefona. Në njoftimin zyrat bëhet e ditur se në burgun e Peqinit gjatë kontrollit në sendet personale të të burgosurit F. Ç. u konstatua një aparat celular.

Lidhur me rastin i burgosuri është arrestuar, ndërsa një hetim ka nisur për 4 të dënuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Po ashtu dy punonjës policie në IEVP Peqin, po hetohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Edhe në Fier, gjatë kontrollit ne ambjentet e dhomës së të burgosurit R. K është konstatuar një aparat celular.

NJOFTIMI:

Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ne bashkëpunim me DPB, janë ushtruar kontrolle në disa IEVP, ku janë konstatuar konkretisht:

1-Në IEVP Peqin

Gjatë kontrollit në sendet personale të të burgosurit F. Ç. u konstatua një aparat celular.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është kryer arrestimi në flagrancë i të burgosurit F. Ç. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë:

-Shtetasit e burgosur M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

-Shtetasit Sh. K. dhe E. J. me detyrë punonjës policie në IEVP Peqin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2-Në IEVP Fier
Gjatë kontrollit ne ambjentet e dhomës së të burgosurit R. K është konstatuar një aparat celular.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP janë proceduar në gjendje të lirë:
-Shtetasi i burgosur R. K. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

-Shtetasi i burgosur E. B. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme përkatësisht në Prokuroritë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Fier.

Poll

MOS HUMB