Aktualitet

Aksidentoi për vdekje dy të miturit në Durrës/ Nikoll Radaçi në kafazin e qelqtë, Gjykata e lë në burg

57-vjeçari është paraqitur sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ku do t'i komunikohet masa e sigurisë.

zh.ll
Aksidentoi për vdekje dy të miturit në Durrës/ Nikoll
nikoll radaci

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shoferin vrasës, Nikolla Rradaçi, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër. Në gjykatë, brenda kafazit të xhamtë, Rradaçi u shfaq me kokën ulur dhe nuk ka folur në asnjë moment gjatë seancës gjyqësore.

57-vjeçari u paraqit paraditen e sotme në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së 3 majit, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur Radaçi, duke drejtuar automjetin e tj, i përplasi me shpejtësi të madhe. Pas aksidentit, Nikoll Radaçi është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve.

Në gjendje të dehur 57-vjeçari humbi kontrollin e mjetit tip “Mercedes-Benz ML” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç. Dy të miturit të moshës 10 dhe 12 vjeç, Klersi.N. dhe Eneo.M. humbën jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa 8-vjeçari ndohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Shoferi rezulton një drejtues problematik, ku blutë njoftojnë se është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB