Aktualitet

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO (VIDEO)

Paraqitja e Bllakos vjen vetëm pak muaj pasi Blloko u lirua nga qelia, në përfundim të dënimit për inceneratorët.

zh.ll
Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO (VIDEO)
Alqi Bllako

TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për çështjen e inceneratorëve. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Bllako është shoqëruar nga avokati i tij. 

Paraqitja e Bllakos vjen vetëm pak muaj pasi Blloko u lirua nga qelia, në përfundim të dënimit për inceneratorët. Ish-deputeti qëndroi në qëndroi në qeli prej marsit të vitit 2022 deri në nëntor 2025.

Gjykata e Posaçme e kishte dënuar Bllakon me 4 vite burg për korrupsion pasiv në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Sipas vendimit të fundit të gjykatës, masa e sigurimit “arrest në burg” u shua, pasi koha e kaluar në paraburgim tejkalonte dënimin, dhe Bllako u lirua nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie./ZËRI

Poll

MOS HUMB