TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mesditën e sotme pranë QTU-së, ku një furgon i linjës Berat–Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri të ditur se katër prej të lënduarve ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa mes tyre është edhe një i mitur, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e rëndë.
Brataj njofton se në spital po marrin trajtim mjekësor rreth 14 persona të lënduar, ndërsa ekipet mjekësore vijojnë të ndjekin nga afër gjendjen e tyre shëndetësore. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i autobusit.