Aktualitet

Aksident në Ksamil, humb jetën një 20-vjeçar, policia nis hetimet (EMRI)

I riu është aksidentuar në rrethana ende të paqarta , ku më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

M.K.
Aksident në Ksamil, humb jetën një 20-vjeçar, policia nis
FOTO ILUSTRUESE

KSAMIL– Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Ksamil, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”.

Sipas informacioneve, ka humbur jetën drejtuesi i një furgoni, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil. I riu është aksidentuar në rrethana ende të paqarta , ku më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB