DURRËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen 15 janarit në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj. Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe as mbrojtëset metalike të aksit rrugor nuk e kanë ndalur dot mjetin, i cili ka përfunduar poshtë Urës së Dajlanit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja 18-vjeçare, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i BMW, si dhe dy këmbësorë të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.