Aktualitet

A do të lirohet Erion Veliaj? Sot, seanca në Gjykatën e Lartë

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në Gjykatën e Lartë përbëhet nga Sander Simoni si relator, ndërsa anëtarë janë Valbon Çekrezi dhe Genti Shala.

F.I
A do të lirohet Erion Veliaj? Sot, seanca në Gjykatën e
Erion Veliaj

TIRANË-Sot në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Seanca do të zhvillohet në orën 09:30. Veliaj kërkon lirimin e menjëhershëm, si edhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të paraqitura në rekurs. Në vendimmarrjen e saj, Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është proporcionale.

Çështja u rikthye në Gjykatën e Lartë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kërkoi rishqyrtimin e vendimit për masën “arrest në burg” dhe argumentimin e arsyeve se përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër më e butë. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në Gjykatën e Lartë përbëhet nga Sander Simoni si relator, ndërsa anëtarë janë Valbon Çekrezi dhe Genti Shala. 

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB