Aktualitet

90 mln lekë abuzime me tendera tek 'Bujqësori'! SPAK mbyll hetimet, 28 të pandehur

SPAK ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

F.I
90 mln lekë abuzime me tendera tek 'Bujqësori'! SPAK mbyll
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për abuzimet me tenderat te Universiteti Bujqësor i Tiranës. SPAK ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Dosja penale po përgatitet për t'u dërguar në gjykatë.

Stafi i UBT-së akuzohet për për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publik".  Mes të akuzuarve janë Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT.  Tre zyrtarët në bashkëpunim me të tjerë kolegët favorizuan për shpalljen fitues në 9 tendera, kompanitë: “Krijon” sh.p.k. që zotërohet nga Piro Zoga, 70 % të aksioneve dhe Fotion Zoga, 30 % e aksioneve, “Zero Group” sh.p.k që zotërohet nga Arnold Kryeziu, me 100% të aksioneve dhe “Malvina Visoka PF” që zotërohet nga vetë Malvina Visoka.

Për 24 nga të pandehurit, GJKKO në seancën e mbajtur më 26 shkurt vendosi pë 5 zyrtarë masën arrest me burg, arrest shtëpi pë 11 të tjerë dhe la në detyrim paraqitje 9 prej tyre.

Arrest në burg: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Pirro Zoga

Arrest në Shtëpi: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Blenard Spaho, Tedi Proda, Radion Dhromi.

Detyrim me paraqitje: Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto, Bejo Bizhga, Etleva Shore, Rezearta Dervishi.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja./ZËRI

Poll

MOS HUMB