
TIRANË- Në ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku 5 prej tyre u lanë në arrest me burg. Ndërkohë, për 5 zyrtarëve të tjerë, të cilët ishin në masat “Arrest në shtëpi”, iu është zbutur masa e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Seanca ishte parashikuar që të mbahej paradite, por u shty për shkak se avokatët kërkuan më shumë kohë të njiheshin me dosjen. Ajo nisi sërish pasdite rreth orës 14:00, ndërsa pas 4 orësh, trupa gjykuese u tërhoq për vendim dhe në orën 19:30 GJKKO dha verdiktin e saj.
Arrest në burg
Edmond Tërthorja
Amarildo Lleshi
Mehmet Qoshja
Altin Murto
Pirro Zoga
Arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje
Agim Sefa
Arjan Buliqi
Artur Koleci
Radion Dhromi
Serafin Skënderi
Ilir Kusi
Dritan Laçi
Azem Parllaku
Blenard Spaho,
Tedi Proda
Enkeleda Sallaku,
Klara Jahollari
Ilir Kapaj
Erjola Kopali
Klea Lekocaj
Romina Koto
Bejo Bizhga
Etleva Shore
Rezearta Dervishi
Stafi i UBT-së akuzohet për për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publik". Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja.
Ndërsa para trupës gjykuese shefi i departamentit, Bejo Bizhga ka thënë se është i pafajshëm dhe nuk merret me tendera.
“Kam punuar për këtë vend prej një jete, kam përgatitur breza, kam nxjerrë veterinerë. Në këtë pikë që jam sot dua të them se ia kam gjetur diabetit shërimin, s’po i gjej dot shërimin stresit që më solli ky hetim, nuk do shëroj dot më trurin nga kjo. Unë bëj zbulime shkencore, nuk merrem me tendera”, ka deklaruar ai.
Zëvendës rektori Ilir Kapaj tha se për shkak të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar disa zyrtarë kanë lënë punën.
“Që kur filloi hetimi i SPAK disa u larguan nga puna dhe me këtë që po ndodh edhe po të jetë ligjore nuk do angazhohemi më tendera. Kjo do të thotë se në institucionet e kërkimit shkencor të pezullohet puna”, tha ai.
Edhe zëvendës rektorja Romina Koto ka deklaruar se është e pafajshme.
“Unë kam dhënë idenë e dixhitalizimit të laboratorëve që në çdo kohë të kishte akses, dhe vetëm se dhashë këtë ide jam këtu. Për këtë inovacion, pa bërë asnjë veprim u vendosa nën hetim”, tha Koto.
Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama ka komentuar 24 masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas kreut të qeverisë të marrësh 24 masa sigurie është një tronditje për universitetin dhe t’i japësh 'një shqelm' marrëveshjes së bërë me austriakët.
“Nuk është rasti që jemi problem për komunitetin e torturës. Nuk mund të jemi krenar për këtë. Më mirë 10 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm në burg. Drejtësia nuk mund t’i bjerë më qafë askujt pa lidhje. Të marrësh 24 masa sigurie, të tronditësh një universitet të tërë dhe t’i japësh një shqelm një marrëveshje të bërë. Kam shkuar unë si lyps te shkallët e universitet të Bokus. Më tha je i pari kryeministër që vjen këtu, ju luta hajdeni në Shqipëri të bëjmë një universitet austriak. Sot ai zotëria që ishte rektor punon për universitetin tonë. Në Kamëz do bëhet universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet austriakëve që merren 24 masa për barburgim a thua se u fut në fshatin e Corleones. Këto i bën prokuroria antimafia në Itali”, tha Rama.
Për masat e sigurisë foli edhe rektori i universitetit Fatbardh Sallaku në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Sallaku u shpreh se nuk do të mbrojë asnjë person që mund të ketë abuzuar. Ndërsa sa i përket telefonit të tij që është sekuestruar nga SPAK, Sallaku deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim, të sqaroj këto gjëra. Edhe nëse Komisioni Parlamentar i Arsimit më thërret, jam gati të shkoj dhe të flas. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. në kam qenë subjekt i marrjes së telefonit unë kam qenë i gatshëm e kam dhënë s’kam asgjë për të fshehur kemi dhënë të gjitha dokumentacionet e kërkuara”, u shpreh Sallaku.
Hetimi në lidhje me dosjen kishte nisur përpara një viti dhe për të nxjerrë prova, janë përdorur edhe përgjimet telefonike nga celularët e personave të stafit pedagogjik. Më pas, nga administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues, caktuar ndaj personave nën hetim Edmond Tërthorja, etj…”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 230, 232 pika 1 gërma “dh”, 234, 237, 238, 244, 245 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 23, datë 26.02.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Edmond Tërthorja, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në gjashtë raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Amarildo Lleshi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në pesë raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).
3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Mehmet Qoshja, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në tre raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).
4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Altin Murto, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet shtetasi Agim Sefa, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në ****.
6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet shtetasi Arjan Buliqi, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në ****.
7. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Serafin Skënderi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Serafin Skënderi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
8. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ilir Kusi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Ilir Kusi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
9. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dritan Laçi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Dritan Laçi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
10. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Azem Parllaku, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Azem Parllaku, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet shtetasi Artur Koleci, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi ****.
12. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet shtetasi Radion Dhromi, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi ****.
13. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Blenard Spaho, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Blenard Spaho, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
14. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Tedi Proda, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Tedi Proda, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
15. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Enkeleda Sallaku, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).
-Urdhërohet personi nën hetim Enkeleda Sallaku, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
16. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Klara Jahollari, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).
-Urdhërohet personi nën hetim Klara Jahollari, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
17. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ilir Kapaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Ilir Kapaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
18. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Erjola Kopali, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Erjola Kopali, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
19. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Klea Lekocaj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Klea Lekocaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
20. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Romina Koto, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Romina Koto, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
21. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bejo Bizhga, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Bejo Bizhga, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
22. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Etleva Shore, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
23. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rezearta Dervishi, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
-Urdhërohet personi nën hetim Rezearta Dervishi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
24. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për ekzekutimin e këtij vendimi.
25. Ndalohet publikimi i këtij vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.
26. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit, brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
Tiranë, më datë 26.02.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
/ZËRI