Aktualitet

“Do ju vras të dyve…"/ Zbardhen DËSHMITË, si u kërcënuan nga "Ben Qimja" gjyqtari dhe noteri, Isufaj: Më keni për mendur...

Prej ditës që ka bërë kallëzimin, gjyqtari dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje pasi Isufaj konsiderohet një personazh i njohur si për drejtësinë, ashtu edhe për botën e krimit në qytetin e Fierit. 

k.m.
“Do ju vras të dyve…"/ Zbardhen DËSHMITË, si u
Arben Isufaj

TIRANË- Zbardhen detaje nga dosja hetimore për Arben Isufajn, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Ben Qimja”. Emisioni “Në Shënjestër” ka hedhur dritë mbi akuzën që ka ngritur ndaj tij gjyqtari Vladimir Cjapi, i cili pretendon se Isufaj e ka kërcënuar me jetë. Prej ditës që ka bërë kallëzimin, gjyqtari dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje pasi Isufaj konsiderohet një personazh i njohur si për drejtësinë, ashtu edhe për botën e krimit në qytetin e Fierit. 

Por përse ka ndodhur kërcënimi?

"Referuar vendimit penal për të cilin kërkohet rishikimi, rezulton se kërkuesi Pëllumb Yzeiraj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese ku viktima rezultojnë Julian Isufaj, Esat Tare, ndërsa të plagosur kanë mbetur Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Do të ishte pikërisht ky informacion që kishte shkuar ndërkohë në veshin e Ben ‘Qimes’, i cili mesa duket ka të dhëna të sakta nga brenda institucionit të drejtësisë në Fier, që e vendos atë në pozita lëvizje,"-bën me dije "Në Shënjestër".

Fillimisht Isufaj tenton që të kontaktojë miqtë më të afërt të gjyqtarit Vladimir Cjapi, i cili nga ana tij kishte vetëm 15 muaj që ushtronte këtë detyrë në Gjykatën e Fierit. Por në pamundësi për të takuar gjyqtarin Cjapi dhe për t'ja lënë vetë personalisht mesazhin që ky i fundit duhet të merrte, Ben ‘Qimja’ e ndalon makinën e tij të blinduar në një nga zyrat e noterisë në qytet, aty ku vazhdonte punën si normalisht një nga miqtë më të ngushtë të gjyqtarit, noteri Arben Tahiraj.

“Unë kam 15 muaj që ushtroj detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Fierit. Ajo që dua tju them fillimisht është se nga data 11 deri më 15 shkurt, unë kam konsumuar një pjesë të lejes vjetore. Dhe gjatë këtyre ditëve kam qenë jashtë shtetit, ku jam kthyer në qytetin e Fierit, mbrëmjen e datës 15 Shkurt 2025. Të nesërmen e kësaj date, më datë 16 Shkurt, nga ora 10.00 deri në orën 11.00, unë kam qenë në ambientet e gjykatës, pasi kisha një seancë gjyqësore në dhomë këshillimi. Menjëherë sapo përfundova seancën telefonova mikun tim Arben Tahiraj, me profesion noter në qytetin e Fierit. Kjo pasi ky i fundit më kishte telefonuar më herët me qëllim për të më takuar,”-tregon Vladimir Cjapi.

Gjatë takimit me mikun e tij, ky i fundit i ka treguar për kërcënimin që i ishte bërë nga "i forti" i qytetit ku përfshihej edhe familja e gjyqtarit që dikur gjatë profesionit si avokat kishte pasur kontakte me Arben Isufajn. Gjyqtari deklaroi se me personazhin problematik të ligjit në Fier, ishte njohur shumë kohë më parë, kur ishte avokat në dhomën e Avokatisë në Fier, por më pas i kishin shkëputur marrëdhëniet dhe kjo kishte sjellë pakënaqësinë e Isufajt. 

Po ashtu shpjegon se ka krijuar bindjen se kërcënimi i ardhur nga Arben Isufaj ka ardhur lidhur meçështjen që ai kishte marrë në ngarkim në muajin janar, nëpërmjet shortit elektronik, të rishikimit të vendimit me burgim të përjetshëm të kërkuar nga nga i dënuari Pëllumb Yzeiraj.

"Në lidhje me shtetasin Arben Isufaj, unë jam njohur me të gjatë kohës, që kam ushtruar funksionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Fier, deri në momentin kur fillova Shkollën e Magjistraturës. Pasi nisa studimet në Magjistraturë, nuk pata më lidhje me këtë shtetas, shkëputje e cila mesa duket krijoi pakënaqësi te ai, gjë që e ka shprehur edhe te persona të ndryshëm”.

KËRCËNIMI

Vladimir Cjapi: Pasi u takova dhe u përshëndeta me mikun tim Arben Tahiraj, ky i fundit më tha se te zyra e tij e noterisë kishte shkuar shtetasi Arben Isufaj. I cili tekstualisht i kishte thënë: ‘Ti e ke shok Vladimirin. I thuaj që do t’i shuaj familjen. Do e vras atë, gruan dhe fëmijët. Po nuk e bëra vetë atë gjë, do e lë me amanet. Lidhur mbi rastin konkret, kjo ka të bëjë me një çështje e cila është futur rishtas në gjykim. Rrethanë kjo që ka bërë, që shtetasi Arben Isufaj të marrë nismën për të krijuar një situatë frike dhe presioni, me qëllim për të ndikuar në vendimmarrjen time. për shkak të funksionit tim si gjyqtar

Por përveç gjyqtarit, kishte kërcënuar edhe noterin. 

Vladimir Cjapi: Arbeni më tha më tej gjatë bisedës se Arben Isufaj, kishte vazhduar më tej me sharje dhe kërcënime edhe ndaj familjes së tij. 

Të njëjtat shpjegime lidhur mbi kërcënimin që kishte marrë dhe edhe noteri Arben Tahiraj.

Arben Tahiraj: Më datë 12 Shkurt 2025, rreth orës 16.20 unë ndodhesha në zyrën e time të punës, duke kryer disa veprime noteriale me një qytetar. Gjatë kësaj kohe, nga hyrja e zyrës që korespondon me rrugën, vë re se përballë kishte ndaluar një automjet ‘Fuoristradë’, ngjyrë e errët me xhama të zinj. Ku dallova vetëm drejtuesin e mjetit që po shikonte nga zyra ime. Pasi e pashë me vëmendje, konstatova që drejtuesi i automjetit ishte djali i shtetasit Arben Isufaj.Të cilin e njoh si banor të Fierit dhe për faktin që ka ardhur shpesh te unë për të kryer veprime noteriale. Pasi zbriti nga makina, Arben Isufaj më tha që të kalonim nga pjesa e trotuarit, në një rrugicë, nga ku më pas shkohet për në gjykatë. Në këtë moment unë pashë që pas ‘fuoristradës’ ndodhej edhe një automjet tjetër, ngjyrë e zezë, me siguri ‘BMë’, aty nga ky zbriti nipi i Arbenit, shtetasi Amarildo Isufaj si dhe djali i tij, të cilët qëndruan në një distancë rreth 3 metra larg nesh. Sapo u larguam pak metra, Arbeni mu drejtua me fjalët: ‘Ti je shoku i Ladit?’ dhe unë ju përgjigja ‘Po’, duke kuptuar që ai po më pyeste për shtetasin Vladimir Cjapi me detyrë gjyqtar, që në fakt unë e kam shok. Pasi i thashë që e njoh Ladin dhe e kam shok, Arben Isufaj mu drejtua menjëherë me fjalët kërcënuese: ‘Do tju vras të dyve’. Në këtë moment unë e pyeta; “Përse?’. Por ai më tha: ‘Ju më keni përmendur mua dhe nipat e mi’. Në këtë moment ai u kthye nga unë duke më thënë që t’i bëj me dije Ladit që: ‘Do ta vras, do ta zhduk, do i vras fëmijët. Nuk kam dashur të vete te gjykata se do ta degjeneroja atje. S’dua tja di për njeri kush është Ladi’. Unë i thashë që:‘Nuk të ka përmendur dhe s’kam punë me ty’. Por ai vazhdoi të më thoshte që: ‘Ke qenë në një tavolinë me të, kur më ka përmendur’”.

Pas këtij kërcënimi ndaj tij dhe gjyqtarit Vladimir Cjapi, noteri Arben Tahiraj, tregoi se Arben Isufaj u largua bashkë me djalin dhe nipin e tij.

Pasi ka marrë vesh kërcënimin, gjyqtari Cjapi është lidhur me drejtuesin e Prokurorisë Fier, Elio Mustafaj dhe ka bërë kallëzimin. Ndaj edhe në banesën e Arben Isufajt shkuan për kontroll forcat RENEA, por i shpalluri në kërkim nuk u gjet në shtëpi. Tashmë ai akuzohet për “Kanosje ndaj gjyqtarit”, por edhe për “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”, pasi efektivët i gjetën një pistoletë në banesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB