Aktualitet

Vendimi-Apeli pranon padinë e Ndini Tavani, i rrëzon dy kërkesa: KLP të verifikojë

Po ashtu është rrëzuar edhe pika tjetër që lidhej me detyrimin e KLP për emërimin e Ndini Tavanit në detyrë.

F.I
Vendimi-Apeli pranon padinë e Ndini Tavani, i rrëzon dy kërkesa:
Ndini Tavani

TIRANË-Gjykata Administrative vendosi të pranojë pjesërisht padinë e ish-prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani dhe të urdhëroje KLP që të vijojë procedurën e verifikimit të figurës së tij, nëse plotëson kriteret të emërohet në SPAK, pasi më herët u skualifikua nga gara.

“Shfuqizimin e vendimit Nr.185, datë 31.07.2024 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për moscaktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar” të paditësit Ndini Tavani dhe vijimin e procedurës së verifikimit të figurës të paditësit”,-thuhet në dokumentin e Gjykatës.

Gjykata ka rrëzuar dy kërkesat e tjera të parashtruara në padi, që lidhen me shfuqizimin e vendimit të KLP-së për emërimin e Z. Bledar Maksuti si prokuror në SPAK. Një ndër argumentet kryesore sipas Tavanit është se kompetencat e KLP për emërimin e prokurorëve dhe ngritjen në detyrë e ka KLP, por sipas tij SPAK, përmes komisionit ka ndikuar duke zgjedhur Maksutin në vend të tij. Po ashtu është rrëzuar edhe pika tjetër që lidhej me detyrimin e KLP për emërimin e Ndini Tavanit në detyrë.

Tavani, aktualisht pjesë e Prokurorisë së Tiranës, u bë pjesë para 1 viti e garës për të qenë pjesë e SPAK, por u skualifikua pasi KLP i gjeti si të drejta qëndrimet e Komisionit të SPAK, që e shihte si një kandidat të papërshtatshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB