Aktualitet

5 vite pa paguar Tatimet! Zbulohet në Velipojë hoteli luksoz, 2.3 mln euro dëm shtetit

Subjekti kishte ngritur dyshime me deklarimet e bëra subjekti pretendonte vetëm 11-29% përdorim të kapaciteteve, edhe pse ishin të vendosur në një zonë me fluks të lartë.

k.m.
5 vite pa paguar Tatimet! Zbulohet në Velipojë hoteli luksoz, 2.3 mln
Pamje nga aksioni

SHKODËR- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbuluar një hotel "në hije" në Velipojë të Shkodrës. Pronarët e hotelit nuk kishin deklaruar 2,3 mln euro të ardhura përgjatë pesë viteve të fundit, duke i shkaktuar dëm financiar buxhetit të shtetit. Edhe pse kishte 52 dhoma dhe 2 NIPT-e, subjekti kishte ngritur dyshime me deklarimet e bëra subjekti pretendonte vetëm 11-29% përdorim të kapaciteteve, edhe pse ishin të vendosur në një zonë me fluks të lartë.

"Mbi 20 dhoma të ndara në secilin NIPT nuk ishin të regjistruara në përgjegjësinë e TVSH-së. Nga verifikimi në kohë reale rezultoi se nuk lëshoheshin fatura tatimore dhe kishte punonjës të padeklaruar,"-bën me dije Drejtoria e Tatimeve.

Në këtë kushte, dosja për evazion fiskal është kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Shkodrës. Edhe pse pamjet e aksionit janë ndarë nga "Tatimet", sërish nuk është bërë me dije emri i subjektit.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Në kuadër të Planit Operacional të Turizmit, Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike me në fokus pagat indikative, në kuadër të luftës kundër informalitetit të pagave dhe evazionit fiskal. Në Velipojë, pas një analize të thelluar të riskut, u identifikua 1 hotel, që operonte me 2 NIPT-e, duke ngritur dyshime për ndarje artificiale të aktivitetit me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Gjatë kontrollit të zhvilluar me kamera trupi nga Task-Forca e Terrenit dhe Hetimi Tatimor, u konstatuan shkelje të rënda si: Moslëshimi i faturave tatimore; Punonjës të padeklaruar; Dhoma të paregjistruara në përgjegjësinë e TVSH-së; Mosdeklarim real i kapaciteteve dhe qarkullimit. Administrata Tatimore mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një klime të ndershme dhe transparente për biznesin, ndaj fton të gjithë tatimpaguesit të respektojnë detyrimet ligjore për të shmangur pasojat administrative apo penale, që rrjedhin nga ligji./ZËRI

Poll

MOS HUMB