MIRDITË- Speleologët shqiptarë kanë shënjuar një moment historik! Për herë të parë, një skuadër tërësisht shqiptare realizoi sot në datën 11 korrik 2025 një zhytje dhe eksplorim nënujor brenda një shpelle në Shqipëri. Sipas asaj që kanë postuar vetë "Shoqata Speleologjike Shqiptare", ekspedita ka arritur që të futet në shpellën “Kusia e Nue Gjonit”, në fshatin Kurbnesh. Nga shpella kanë zbuluar lidhjen midis dy liqeneve dhe një thellësi deri në 11 metra, një gjetje që u "siguron" një fillim premtues për eksplorime edhe më të thella në të ardhmen.
"Ekipi ynë prej speleologësh, zhytësish dhe entuziastësh, udhëhequr nga Roland Doja dhe Alket Camaj, bëri të mundur një studim të detajuar që vë në pah potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj shpelle për kërkime shkencore dhe speleologjike,"-shkruhet në njoftimin për zbulimin.
Postimi i plotë:
Skuadra e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik e Shqipërisë është një njësi vullnetare e përkushtuar ndaj ndërhyrjeve në situata emergjente në terrene të vështira malore dhe nëntokësore. Sipas tyre, kjo ekspeditë është një hap gjigant për eksplorimin më të gjerë shkencor në Shqipëri./ZËRI