Aktualitet

4 kallëpe tritoli e armë do i shiste në Tiranë, Urim Meta: Më duheshin para, do bëja një shtesë në banesë

Në dëshminë e tij ai arsyeton se i duheshin para për të ndërtuar një shtesë në shtëpinë e tij.

F.I
4 kallëpe tritoli e armë do i shiste në Tiranë, Urim Meta:
Urim Meta

TIRANË-Është zbardhur dëshmia e 46-vjeçarit Urim Meta, i cili u arrestua një ditë më parë në flagrancë, me 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në mjet, të cilat dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.

Meta ka pranuar se është marrë me trafikun e armëve sepse kishte nevojë për para. Në dëshminë e tij ai arsyeton se i duheshin para për të ndërtuar një shtesë në shtëpinë e tij.

"Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime."-u shpreh 46-vjeçari para hetuesëve.

Meta raportohet se armët dhe municionet i kishte marrë në fshatin Shëngjergj dhe ishte nisur drejt Tiranës me qëllim shitjen. utoritetet vijojnë hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB