Aktualitet

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes! Kryemadhi: Sido që të shkojë, do shihemi një herë në muaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë sot vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë apo jo për gjykim.

F.I
GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes! Kryemadhi: Sido
Monika Kryemadhi

TIRANË-Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, kreun e PL, Ilir Meta. Kryemadhi njejtë si herët e tjera përshëndeti mediat, ku nuk i ka kursyer batutat, teksa u shpreh se do të shohë çfarë vendimi do jepet nga gjyqtarja sot.

Monika Kryemadhi: Sido që të shkojë puna, do shihemi një herë në muaj.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë sot vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë apo jo për gjykim. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB