Aktualitet

Plagosi me thikë 48-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori në Berat

Autori Aleandro Toska është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën.

F.I
Plagosi me thikë 48-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori në
PAMJE NGA ARRESTIMI

BERAT-Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme (17 mars) në lagjen “Barrikadë” në Berat, ku një 48-vjeçar mbeti i plagosur me tgikë pas një konflikti për motive të dobëta. Autori Aleandro Toska është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të shpejtë të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB