Aktualitet

33 ditë protestë! Qytetarët pas Kuvendit, mblidhen para Kryeministrisë: Lironi çunat, shmangni provokimet

Të vendosur edhe pas përplasjeve gjatë tubimit para Kuvendit mesditën e sotme, qytetarët janë shprehur se protesta do të vijojë paqësore dhe nuk do të largohen nga sheshi deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

F.I
33 ditë protestë! Qytetarët pas Kuvendit, mblidhen para
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Protesta e 33-të ka nisur në Tiranë, ku qytetarë u mblodhën ashtu si çdo ditë fillimisht në sheshin 'Skënderbej', ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Të vendosur edhe pas përplasjeve gjatë tubimit para Kuvendit mesditën e sotme, qytetarët janë shprehur se protesta do të vijojë paqësore dhe nuk do të largohen nga sheshi deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë!”, ishte një nga thirrjet kryesore të dëgjuara gjatë protestës, ndërsa turma vijon të lëvizë drejt kryeministrisë.

“Lironi çunat”, ishte një tjerër thirrje që u dëgjua nga turma.

Protestuesit rrethuan sot Parlamentin teksa po zhvillohej seanca plenare, ku qëlluan me vezë e shishe uji deputetët e Partisë Socialiste dhe automjetet e tyre, ndërsa thërrisnin ‘Nuk na përfaqësoni’. Protesta u përshkallëzua me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë, ku 15 policë dhe 3 protestues që përfunduan në spital, ndërsa 23 qytetarë u arrestuan./ZËRI

Poll

MOS HUMB