Politikë

'17-vjeçaren në Gjirokastër e vrau shteti', ministri Hoxha i përgjigjet Dogjanit: Po përdor dramë familjare!

Dogjani tha se gjimnazistja bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës pasi nuk kishte mundësi të vishej njëjtë si ata sepse ishte e varfër.

F.I
'17-vjeçaren në Gjirokastër e vrau shteti', ministri
Asllan Dogjani dhe Ervin Hoxha

TIRANË-Ministri Ervin Hoxha, në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat, Asllan Dogjani, në lidhje me vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër, u shpreh se po bëhet politikë me një dramë familjare. Deputeti demokratik deklaroi gjatë interpelancës me Ministrin se adoleshenten e vrau shteti pasi e la të varfër. Dogjani tha se gjimnazistja bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës pasi nuk kishte mundësi të vishej njëjtë si ata sepse ishte e varfër.

Asllan Dogjani: U var se bullizohej nga shokët dhe shoqet. 17-vjeçaren nuk e vranë me armë grupet kriminale, por kreu i organizatës, Rama se e la të varfër, e la të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësi të ishte si shoqet e veta. Ja kush është vrasësi i 17-vjeçares. Jeni të pashpirt, kjo ngjarje do kishte mjaftuar që sot të kishte dhënë dorë kryeministri e gjithë qeveria e tij. Mendoni njëherë që ky fëmijë, kjo 17-vjecare të ishte fëmija i ndonjërit prej nesh, mendoni se ca dhimbje kanë prindërit e saj që mezi e kanë rritur pa bukë dhe sot në moshën 17-vjeçaren veten se psikologjia e shkollës nuk iu gjend, nuk e parandaluan këtë ngjarje.

Pretendimeve të Dogjanit se vetëvrasja erdhi si pasojë e varfërisë, ministri u shpreh se kjo nuk është e vërtetë dhe se ngjarja është një dramë familjare që po përdorej politikisht.

Ervin Hoxha: Unë jam këtu t’ju përgjigjem pyetjeve mbi rolin e policisë dhe rolin tim si ministër. Rendi publik në vëmendjen maksimale të qeverisë dhe ministrisë, por ta garantosh nuk është e thjeshtë, ndaj MB ka punuar në drejtime të ndryshme: Përmirësime ligjore, zgjerimin bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe përqafimin e zhvillimeve teknologjike. Të bësh politikë me vrasje e drama familjarë, është kur nuk ke ç’të thuash asgjë rreth argumenteve. Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë. Është dëshpëruese kjo që bëni politikë me drama. Në kërkesë për interpelancë ngrihet pretendimi se ka më pak zbulueshmëri të krimeve.

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares, Irsa Muçollari, e cila dyshohet se i dha fund jetës për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që përjetonte në shkollë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur e reja, pasi ishte larguar tre herë nga shkolla atë ditë, u kthye në shtëpi dhe kreu aktin tragjik në dhomën e saj. Ajo la pas një letër prekëse, ku shprehte dhimbjen dhe vetminë e saj përballë shoqërisë që e përçmonte për shkak të paraqitjes së saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB