
TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, referuar qëndrimit të PS-së ndaj arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i ka kujtuar edhe një herë Berishës se raporti i tij me drejtësinë, është i tillë si çdo qytetarë, i barabartë me ligjin. Ministri ka theksuar se ai nuk do të bëjë kurrë avokatinë e asnjë individi i cili deklarahohet fajtor nga drejtësia. Sipas Manjës, opozita flet në parlament si në kohën e gjyqeve publike, kohë e cila ka mbaruar. Manja duke iu drejtuar kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend, tha se “e ka zili këtë të fundit për mënyrën si i ka ardhur pleqëria”.
Ulsi Manja: Sa për mua, ta kam thënë dhe ta them përsëri, rapo me drejtësinëështë përtej atij politik. Po ta them dhe ta rithem në çdo moment, se raportin me drejtësinë e kam si qytetarë, të barabartë para ligjit. Në këtë foltore dhe jashtë saj, nuk do më dëgjosh asnjëherë që të bëj avokatinë, të mbroj këdo që deklarohet fajtor nga drejtesia. Koha e gjyqit publik qe ti e ke në ADN, ka mbarua një herë e mirë në Shqipëri. Për zotin Sali, të kam zili se si të ka ardhur pleqnia, por jo jeta. Ngrihesh në mëngjes, bën stërvitjen e mëngjesit se je doktor dhe mban trupin në formë. Në 9 mbaron mëngjesin dhe pastaj nga ora 10 deri në 2 ke orarin e humorit me grupin parlamentar dhe miletin. Me ata që të besojnë. Si bloger fillon e u flet për fustane, parfume, çanta, prerje eurosh, me thashetheme. Pastaj del jo te qytetari dixhital, po me filxhan dixhital dhe pastaj shtyn orët deri në drekë. Ha drekë, i fut një gjumë mbasdite nja 1 orë e gjysmë dhe pastaj del deri në 8 me qytetarin dixhital. 80 vjeç me këtë axhendë është për të ta pasur zili, se mosha jote dalin e merren me nipër e mbesa. Ndrysho oraret pak se një pjesë e këtyre nuk ngrihen në të njëjtën orë që çohesh ti.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka replikuar ashpër me minsitrin Ulsi Manja, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese, teksa i thotë se nuk mund t’i drejtohet demorkatëve me fjalën budallenj. Bardhi e cilësoi Manjën, si budalla të certifikuar
Gazment Bardhi: Nëse ka një budalla këtu ai je ti. Zotëria atje një kriminel elektoral fyu gjysmën e popullit, i tha demokratëve budallenj një budalla i certifikuar që s’di as lëxim as këndim. Ju keni vendosur të vini këtu sikur nuk ka nddhur asgjë. Në fakt ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar që sot është në burg, jo pa prova siç thoni ju, por me prova që ka sjell SPAK. Në asnjë dosje tjetër nuk ka pasur prova sa ç’ka në rastin e kryetarit krimnel të Tiranës. Kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet. Sot e vetmja çështje në Kuvend duhet të ishte zbatimi i ligjit nga kryeministyri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e bashkisë Tiranë.