Politikë

3 deputetë në Ambasadën e SHBA-së, çfarë u fol me përfaqësues nga Uashingtoni

Raportohet se në takim është folur për situatën politike në Shqipëri, teksa vendi është para zgjehdjeve vendore duke përfshirë edhe pakënaqësitë e akumuluara dhe të shprehura përmes protestës popullore.

F.I
3 deputetë në Ambasadën e SHBA-së, çfarë u fol
foto ilustruese

TIRANË-Tre deputetë janë paraqitur sot në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Mëshet se deputetja e pavarur Marjana Koçeku, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri si dhe nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi kanë zhvilluar një takim në ambasadën amerikane me zyrtarë të lartë të ardhur nga Uashingtoni.

Raportohet se në takim është folur për situatën politike në Shqipëri, teksa vendi është para zgjehdjeve vendore duke përfshirë edhe pakënaqësitë e akumuluara dhe të shprehura përmes protestës popullore. 

Marjana Koçeku ka pasur takime të shumta me diplomatë të huaj, si dhe është shfaqur në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare për të folur për situatën në Shqipëri dhe protestën. Gjithashtu, Erald Kapri është ndër deputetët e rinj më të spikatur në Kuvendin e Shqipërisë, i angazhuar në mbështetje të protestës. Po ashtu edhe Nikola Kedhi është ndër të rinjtë më aktivë të PD-së.

MOS HUMB