Aktualitet

Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori rrëfen momentin kur zbuloi flakët: Pashë tym dhe mjegull

Ndërkohë ai konfirmon se flakët u vunë re në katin e parë pranë shkallëve të godinës.

M.K.
Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori rrëfen momentin
Man Sinani

LEZHË- Administratori i pallatit ku pasditen e së shtunës ra zjarr në lagjen 'Skënderbeg' në Lezhë Man Sinani tregon se ishte duke zbritur shkallët kur konstatoi flakët në katin e parë të godinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, ndërsa ai njoftoi menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

“Ishte ora 16:00. Po zbrisja shkallët kur pashë flakë në katin e parë. Duke qenë se jam edhe administratori i pallatit, u shqetësova dhe pyeta çfarë kishte ndodhur. Shkova dhe gjeta një person aty, më pas njoftuam policinë dhe zjarrfikësen. Nxorrëm edhe banorët. Falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë, nga kati i parë deri në të fundit. U bë mjegull dhe tym” tha Sinani.

Administratori tregon se në momentet e para u frikësua se në pallat mund të kishte bombol gazi cila mund ta rëndonte situatën. Ndërkohë ai konfirmon se flakët u vunë re në katin e parë pranë shkallëve të godinës.

“Një person më thirri. U tremba menjëherë, sepse mendova mos kishte ndonjë bombol gazi. Zjarrfikësja dhe policia mbërritën urgjentisht” tha ai.

Si pasojë e zjarrit, disa banorë kanë pësuar asfiksi dhe kanë marrë lëndime të lehta, por, sipas informacioneve ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

MOS HUMB