Aktualitet

Policia përdor autobotët e ujit për të larguar protestuesit nga Kryeministria, bulevardi ndriçohet nga fishekzjarrët

Me anë të tyre efektivët kanë hedhur ujë në drejtim të turmës duke i detyruar protestuesit të tërhiqen drejt hyrjes së bulevardit.

M.K.
Policia përdor autobotët e ujit për të larguar protestuesit
FOTO

TIRANË- Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' duke vënë në lëvizje autobotët e ujit. Me anë të tyre efektivët kanë hedhur ujë në drejtim të turmës duke i detyruar protestuesit të tërhiqen drejt hyrjes së bulevardit.

Nga ana tjetër, një pjesë e protestuesve kanë reaguar duke hedhur fishekzjarrë, kapsolla dhe tymuese, ndërsa gjatë tubimit janë përdorur edhe lazerë me intensitet të lartë.

Ndërhyrja e policisë vjen pas disa orësh proteste para Kryeministrisë, ku më herët u hodhën edhe bomba molotov në drejtim të godinës së qeverisë./ZËRI

MOS HUMB