Aktualitet

Zjarr në një magazinë druri gjatë orëve të para të mëngjesit në Gjirokastër

Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

F.I
Zjarr në një magazinë druri gjatë orëve të para
PAMJE NGA NGJARJA

GJIROKASTËR-Një zjarr ka rënë në një magazinë druri në zonën industriale të Gjirokastrës gjatë orëve të para të mëngjesit. Flakët u konstatuan në ambientet e brendshme të magazinës, ku ndodheshin materiale drusore, duke rrezikuar përhapjen në të gjithë objektin dhe godinat përreth. Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar, ndërsa si pasojë e zjarrit u konstatuan vetëm dëme materiale.

MOS HUMB