pamje nga vendngjarja
MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit. Flakët kanë përfshirë sasi të mëdha bimësh medicinale.
Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës dhe ka krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në vendngjarje janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI