Politikë

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.

F.I
Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria
Marta Kos

BRUKSEL-Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Europian planin e Komisionit Europian për zgjerimin e unionit. Një burim diplomatik në Bruksel i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se komisioneria Marta Kos do t’i thotë parlamentit europian se “Shqipëria deri në fund të 2026 do të mbyllë 6 kapituj dhe deri në fund të 2027 do të mbyllë 25 kapitujt e mbetur”.

Krahas progres raportit sot në Bruksel Komisioneria Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.  Konkretisht, do të publikohen udhëzime për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”. Më pas, Komisioni paraqet afatet kohore se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto objektiva. 

MOS HUMB