Politikë

Marrëveshja për emigrantët me Italinë? Rama nga Brukseli: Do jetë në fuqi deri sa "motra ime" të jetë kryeministre

Nga Brukseli, një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama theksoi se marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi deri në vitin 2030. 

zh.ll
Marrëveshja për emigrantët me Italinë? Rama nga Brukseli: Do
foto ilustrim: edi rama-giorgia meloni

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Nga Brukseli, një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama theksoi se marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi deri në vitin 2030. 

“Do të jetë në fuqi deri në vitin 2030, edhe në vitin 2050, për sa kohë aty të jetë motra ime", u përgjigj me batutë Rama, duke iu referuar kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Sa i përket integrimit europian, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian duhet të bazohet në meritë. Rama theksoi rëndësinë që vendet kandidate të jenë pjesë e tryezës europiane dhe të përfitojnë në përputhje me progresin e tyre. 

Pjesë nga intervista:

Rama: Është me rëndësi t’i kuptosh njerëzit, ata kanë të drejtën të bëjnë që duan, problemi është se ata nuk e kuptojnë se ku mbaron liria e tyre dhe e tjetrit. Kjo është një sfidë, por Shqipëria po ecën mirë me shifrat, turizmin dhe gjithçka tjetër. Njerëzit duan që ekonomia të ndikojë jetën e tyre.

Gazetarja: Ju dhe Italia bëtë një marrëveshje për emigrantët e parregullt. Ka pasur shumë pyetje për këtë marrëveshje. Çfarë do të ndodhë pas 2030 nëse shkoni në BE?

Rama: Nuk është një çështje kaq e madhe për të zënë mendjen e Europës. Është një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Përdoret për qëllime të brendshme nga partitë që e shohin si mënyrë për të fituar vota. Por ky është një problem i madh, një sfidë civilizimi.

Gazetarja: Çfarë do të ndodhë pas 2030-ës?

Rama: Doni të nxirrni një titull për “motrën time” në Romë, por nuk ua jap. Marrëveshja do të vijojë të jetë në fuqi deri në 2030, edhe 2050 për sa kohë aty të jetë “motra ime”.

Gazetarja: Çfarë mendoni për versionin për të qenë anëtarësimin e pjesshëm dhe gradual në BE?

Rama: Është diskutuar në çdo rast. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, Malin e Zi, por ka të bëjë me vetë Europën. Kam bindjen se procesi duhet të jetë i bazuar në meritë. Është njësoj si patenta. Të duhet patentë, por edhe duhet të dish t’i japësh atij mjeti. Kërkojmë proces të bazuar në meritë, por të jenë të gjithë në meritë. Ne jemi 7 fëmijët e Ursulës (Von der Leyen), por ajo nuk i rriti fëmijët jashtë shtëpisë. Të jemi të gjithë në tryezë dhe të anëtarësohemi sipas meritës.

MOS HUMB