Aktualitet

Vrasja e "Sel Çamit" dhe nipit të tij, Policia në gjurmët e “Volvo”-s, hetimet shtrihen në Kosovë e Suedi

Hetuesit dyshojnë se për futjen e makinës 'Volvo' në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë të Kosovës.

F.I
Vrasja e "Sel Çamit" dhe nipit të tij, Policia në
Jakup dhe Selami Hasani

TIRANË-Zhvillime të reja vijnë nga hetimi lidhur me vrasjen e dyfishtë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Në fokus të hetuesve është automjeti tip “Volvo”, i përdorur nga autorët për kryerjen e krimit dhe i gjetur më pas i djegur në fshatin Dërmenas.

Vrasja e "Sel Çamit" dhe nipit të tij, Policia në
automjeti tip “Volvo”

Hetuesit dyshojnë se për futjen e makinës 'Volvo' në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë të Kosovës. Autoritetet shqiptare u kanë kërkuar homologëve në Kosovë të dhëna mbi hyrjen e automjetit në vend, ndërsa autoriteteve suedeze u kanë kërkuar informacion mbi rrethanat e vjedhjes, historikun e mjetit dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me të.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati i rëndë me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme 23 nënëtor, në lagjen “1 Maji” në Fier, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe si “Sel Çami” ose “Seli i Matit”. Sipas Policisë, Selami Hasani po punonte në murin e oborrit të banesës, ku është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vrarë në vendngjarje. Ndërkohë, nipi i tij, Jakup Hasani, mbeti fillimisht i plagosur rëndë, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, më 24 nëntor. Autorët e atentatit vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Pas atentatit, u gjetën dy makina të djegura, një në Ndërmenas dhe tjetra te rrethorrotullimi i Pojanit, brenda së cilës janë gjetur 2 armë zjarri. 

60-vjeçari Selami Hasani, ishte me precedentë të mëparshëm kriminal dhe prej 3 dekadash në hasmëri me Arben Isufajn, i njohur si "Ben Qimja". Hasani ishte dënuar për vrasjen e nipin të këtij të fundit, ngjarje e ndodhur në vitin 2002. Dyshimet paraprake lidhen me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin./ZËRI

MOS HUMB