Video

Zbulohet tuneli 4 km i Hamasit

Forcat izraelite deklaruan se tuneli ishte i gjerë. Ai ishte pajisur me energji elektrike, gjë e cila mundësonte shumë operacione të grupit militant.

D.XH
Zbulohet tuneli 4 km i Hamasit
Tuneli

GAZA - Forcat e Mbrojtjes të Izraelit zbuluan të dielën tunelin më të madh të Hamasit, në Rripin verior të Gazës, afër pikëkalimit kufitar Erez me Izraelin. Tuneli, nga i cili rreth katër kilometra (2.5 milje) u zbulua nga IDF, zbret rreth 50 metra nën tokë në disa zona dhe duket të jetë mjaft i gjerë për të kaluar automjetet. Tuneli ndodhet në Rripin e Gazës dhe nuk ndodhet në territorin izraelit.

IDF tha se gjatë javëve të fundit, njësia elitë Yahalom e Korpusit Inxhinierik Luftarak dhe Brigada Veriore e Divizionit të Gazës përdorën inteligjencë të avancuar dhe mjete teknologjike për të zbuluar tunelin “strategjik”, për ta skanuar atë dhe për ta pastruar, pasi ishte mbushur me mbeturina dhe mbetje të tjera.

Tuneli ka disa degëzime dhe kryqëzime, energji elektrike dhe linja komunikimi, sipas IDF. Në disa pjesë të tunelit, trupat gjetën dyer shpërthimi, të cilat IDF tha se kishin për qëllim të pengonin trupat izraelite të hynin. Ushtria e Izraelit tha se tuneli lejonte lëvizjen e automjeteve dhe shumë armë që i përkisnin Hamasit, u gjetën brenda.

"Gjerësia e tij tregon se ishte menduar të përdorej për bastisje me automjete kundër civilëve në komunitetet kufitare të Gazës," tha komandanti i Brigadës Veriore të Divizionit të Gazës, Kol Haim Cohen, në një deklaratë. Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite tashmë ka hyrë në Gaza./ZËRI/

Poll

MOS HUMB