Video

Hidhet në erë ndërtesa e ‘Ndraghetas’ në Itali

Ndërtesa, e cila ndodhet në Kalabri u sekuestrua nga karabinierët, pasi ishte pronë e Ndraghetas.

D.XH
Hidhet në erë ndërtesa e ‘Ndraghetas’ në Itali
Hidhet ne ere ndertesa e Ndraghetas

ITALI - Palazzo ‘Mangeruca’, ndërtesa ‘përbindësh’ e konfiskuar nga 'Ndrangheta’ dhe e pranishme për dekada në fshatin Torre Melissa, u shkatërrua në Melissa, Kalabria.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj ndërtese u dëshmua nga Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Luca Ciriani, Zëvendësministri i Drejtësisë Francesco Paolo Sisto, Presidenti i Këshillit Rajonal të Kalabrisë Roberto Occhiuto dhe Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Teo Luzi. Për shembjen u përdorën 400 kilogramë eksploziv, të cilat rrafshuan ndërtesën gjashtëkatëshe, një nga simbolet e pushtetit mafioz në Kalabri.

Ndërtesa, e përdorur si një fabrikë mobiljesh, u sekuestrua nga 'Ndrangheta’ në 2007 gjatë operacionit ‘Piazza Pulita’ të kryer nga Karabinierët me koordinimin e zëvendësprokurorit të atëhershëm të DDA, Pierpaolo Bruni (tani prokuror i Santa Maria Capua a Vetere). Kjo ndërtesë besohet se është përdorur deri në vitin 2012. Në vitin 2022, falë bashkëpunimit mes Rajonit të Kalabrisë dhe bashkisë Melissa, u vendos që të prishej ndërtesa dhe në vend të saj të krijohej një zonë kampingu me 35 vende. Projekti i komunës është financuar me 700 mijë euro nga qeverisja lokale.

Prishja u krye nga kompania Crotone Lavori Stradali. Rrënimi i banesës u zhvillua nën monitorimin e Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit, të krijuar në Prefekturën e Krotonit, e cila ndoqi fazat e ndryshme përgatitore dhe pasuese të shpërthimit dhe koordinoi veprimet, në kontakt të vazhdueshëm me dhomën e kontrollit, të ngritur në vendngjarje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB