Video

Zbulohet shtëpia e Klea Ramës

Nën hetim janë vënë edhe Valentina Prespa me detyrë zv/drejtore e këtij projekti, Fatbardha Beqiri, këshilltaret Anisa Mehja, Fatjona Gashi dhe Ersilda Ramadani.

F.m
Zbulohet shtëpia e Klea Ramës
Klea Rama

TIRANË- Policia ka zhvilluar një kontroll në zyrën dhe banesën e mësueses së anglishtes të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, Valentina Lamaj. Gjatë kontrollit është kryer sekuestrimi i kompjuterit, Lap-Topit, dhe aparateve telefonike të saj. Ora Neës shkruan se pjesë e verifikimeve hetimore nga prokuroria e Tiranës, është dhe drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”, Klotilda Jaupi. Gjithashtu, është kontrolluar dhe banesa e Klea Ramës, e cila rezulton si drejtuesja e projektit për Shqipërinë që është deklaruar dhe si përfaqësuese e “Departamentit Amerikan të Shtetit”. Nën hetim janë vënë edhe Valentina Prespa me detyrë zv/drejtore e këtij projekti, Fatbardha Beqiri, këshilltaret Anisa Mehja, Fatjona Gashi dhe Ersilda Ramadani. Dhjetëra nxënës të gjimazeve në Tiranë janë mashtruar përmes këtij projekti që maskohej nën siglën e ambasadës Amerikane dhe u premtonte bursa studimi për në SHBA. ZËRI i kushtoi një artikull Klea Ramës, se si ajo ishte e “angazhuar” në zyrën e Jashtme të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe njëkohësisht studionte për mjekësi po në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një llogari të krijuar në Instagram, Klea Rama postonte vazhdimisht me kryeministrin Edi Rama, të cilin pretendonte se e kishte xhaxha, por u zbulua shpejt që familjen Rama nuk ka asnjë person me emrin Klea.

Poll

MOS HUMB