Video

Zbulohen dhunuesit e avokatit Mëngjesi

Shkak mendohet të jetë fakti që autorët nuk kanë paguar për shërbimet e avokatit Mëngjesi, i cili i përfaqësoi në gjyq për një çështje prone dhe e fitoi. Aktualisht Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë në intubim.

F.m
Zbulohen dhunuesit e avokatit Mëngjesi
Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe Sokol Mëngjesi

TIRANË- Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia, ndërsa për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim. Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ndërsa Romario Tabaku, i ka transportuar me makinë. Organizator i dhunimit të Mëngjesit dyshohet se është Dritan Jano që aktualisht po merret në pyetje. Shkak mendohet të jetë fakti që autorët nuk kanë paguar për shërbimet e avokatit Mëngjesi, i cili i përfaqësoi në gjyq për një çështje prone dhe e fitoi. Aktualisht Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë në intubim.

Poll

MOS HUMB