Video

Dhunohet me leva hekuri avokati i Berishës, përfundon në intubim

Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar dy persona dhe po i merr në pyetje për rastin në fjalë, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

F.m
Dhunohet me leva hekuri avokati i Berishës, përfundon në intubim
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Një prej dy avokatëve të kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është dhunuar me leva hekuri. Ngjarja ka ndodhur në momentin që avokati ka lënë djalin në kopësht, në zonën e ish-Bllokut. Tre agresorët të veshur me të zeza dhe me kapele, i zunë pritë dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e dhunës avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke, dëmtime te zona e ballit dhe hemorragji. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe është futur në intubim. Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar dy persona dhe po i merr në pyetje për rastin në fjalë, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët. Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ka akuzuar qeverinë për sulmin ndaj avokatit. Si Malltezi dhe Berisha, janë nën akuzë për tjetërsimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani" dhe të dy pretendojnë se dhunimi i Mëngjesit vjen për faktin që i ka marrë ata në mbrojtje dhe se është bërë me urdhër nga shteti. Maxhoranca i ka mohuar këto akuza dhe ka bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

Poll

MOS HUMB