TIRANË- Policia e Shtetit ka "zbërthyer" një çerdhe prostituash në Tiranë. Në kuadër të operacionit “Red Light 3”, Policia ka arrestuar dy shtetas kinezë, të cilët kanë sjellë në Shqipëri 5 vajza të huaja, të cilave iu kanë premtuar se do t’i punësonin në qendra masazhesh në Shqipëri. Por pasi këto vajza kanë mbërritur në vendin tonë, dy të arrestuarit i kanë shfrytëzuar për prostitucion në apartamente të marra me qira. Këto vajza reklamoheshin në faqe online, ndërsa dy tutorët e tyre i prisnin klientët në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni. Pasi ata paguanin nga 200-300 Euro, klientët lejoheshin të futeshin në apartament.