
FIER- Është zbardhur dinamika e atentatit të ndodhur një ditë më parë në Fier ku shënjestër ishin dy anëtarët e familjes Mërnica, Suzana dhe Hysen Mërnica. Dyshja po udhëtonin me motor te mbikalimi i fshatit Dërmenas në Fier kur u qëlluan me armë zjarri nga babë e bir, Ali dhe Afrim Çimili që po udhëtonin në një automjet.
Mirëpo, plumbat nuk kapën asnjë prej tyre dhe dy anëtarët e familjes Çimili përplasën me makinë motorin duke bërë që nënë e bir të plagoseshin. Të dy u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ali Çimili është vënë në pranga, ndërsa i biri Afrim Çimili është në kërkim. Të dyja familjet rezulton të kenë konflikte pronësie. Suzana dhe Hysen Mërnica janë familjarët e Azgan Mërnicës, të riut që vrau me plumb në kokë efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur në maj të një viti më parë.