
FIER- Një atentat i dështuar është regjistruar mesditën e sotme në Fier. Nënë e bir, Suzana dhe Hysen Mërnica po udhëtonin me motor në rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Fier-Seman, kur janë qëlluar me armë zjarri.
Në rrathana të paqarta është plagosur Suzana Mërnica, e cila është dërguar në spital. Në kërkim janë shpallur dy autorët e identifikuar si Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir. Të dyja familjet dyshohet të jenë konfliktuar gjashtë muaj më parë, për arsye që ende nuk janë zbardhur. Nënë e bir janë familjarë të Azgan Mërnicës, të riut që vrau me plumb në kokë efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur në maj të një viti më parë.