Video

Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në gjyq

Në dëshminë e tij, Çapja është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë përdorues i platformës së enkriptuar të komunikimit SKY ECC dhe se nuk ka asnjë lidhje me urdhërimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

F.m
Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në gjyq
Florenc Çapja

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Florenc Çapjan, të dënuarin me burgim të përjetshëm që u ekstradua më 2 maj nga Dubai. Vetë Çapja është shprehur se ardhja e tij në Shqipëri nuk është për meritë të autoriteteve, por për faktin që ai vetë ka dashur të vinte, pasi siç u shpreh në seancë, ka pasur mundësi që të largohej dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në dëshminë e tij, Çapja është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë përdorues i platformës së enkriptuar të komunikimit SKY ECC dhe se nuk ka asnjë lidhje me urdhërimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit. Çapja është përmendur nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani si njeriu që ka kërkuar ‘kokën’ e Sanxhaktarit në këmbim të 200 mijë eurove, por ai vetë e ka mohuar një gjë të tillë. Madje është shprehur se Dumanin nuk e njeh fare. Florenc Çapja është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Poll

MOS HUMB