
KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur shumë pranë Kishës së Laçit! Një konflikt banal, pranë vendit të shenjtë, ka lënë 5 persona të plagosur, mes tyre edhe një grua. Djemtë e plagosur dhe autori, i identifikuar si K.Kamberi janë konfliktuar me njëri-tjetrin një natë para. Sot, të rinjtë e plagosur kanë shkuar për t'u "hakmarrë" me të, duke marrë me vete edhe përforcues grushti. Kur ka parë personat me të cilët ishte zënë një ditë më parë, autori ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar. Në momentin që të dy palët kanë zbritur nga mjetet dhe kanë nisur konfliktin fizik, një shitëse ka ndërhyrë për t'i ndarë.
Por në momentin që autori ka nxjerrë armën e zjarrit, plumbat nuk e kanë kursyer atë. Një ka plumbate ka marrë në këmbë Angjelina Gjezajn, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre, janë në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën./ZËRI