
TIRANË- Është gjetur një dorezë gjysmë e djegur që është përdorur nga autori për të kryer vrasjen e biznesmenit Bujar Nafusi. Pas vrasjes, autori lëvizi me një motor që e dogji në një nga tunelet në zonën e Kombinatit, por për shkak se përdori doreza në motomjet nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve. Në njërën nga dorezat që ishte gjysmë e djegur, u zbulua material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim.
Autoritetet kanë kërkuar që të krahasohet mostra e gjetur me bazën e të dhënave të ADN-së pranë Interpolit. Nëse rezulton i përputhshëm me ndonjë nga profilet e të skeduarve më herët për krime të tjera, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë. Po ashtu, hetuesit konfirmojnë se me vendimin e gjykatës është vendosur që profili i ADN-së së përftuar të krahasohet me atë të nënës së vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë patur konflikte me biznesmenin e vrarë për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të Bujar Nasufit./ZËRI