Video

Përplasja me një viktimë në Laç, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasja me armë u mbyll me vdekjen e 24-vjeçarit Gerald Bitri.

F.m
Përplasja me një viktimë në Laç, një tjetër
Gerald Bitri

TIRANË- Amarildo Ndoj, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur në Laç, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ndodhet në reanimacion dhe pret që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Tre të plagosurit e tjerë, Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj, Angjelina Gjezaj janë jashtë rrezikut për jetën, por vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës. Përplasja me armë u mbyll me vdekjen e 24-vjeçarit Gerald Bitri.

Të rinjtë u përplasën të shtunën në Laç, pasi një fërkimi të pasqyrave të makinave të tyre. Klevis Ndreca ndodhej në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin. Konflikti verbal ka agravuar në përdorimin e armëve. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca plagosi Gerald Bitrin, Amarildo Ndojn dhe shitësen e qirinjve, Angjelina Gjezaj, ndërsa Gjeloshi, pavarësisht se qëlloi, nuk plagosi asnjë person. Bitri ndërroi jetë në spital 24 orë më vonë.

Poll

MOS HUMB