Video

Vrasja në dasmë në Kosovë/ Autori lidhje me presidenten Vjosa Osmani?

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer të gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

F.I
Vrasja në dasmë në Kosovë/ Autori lidhje me presidenten
Prindon Sadriu, Vjosa Osmani,Festim Ramadani dhe Sadri Sadiu

KOSOVË-Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Kosovën, ku viktimë ka mbetur 89-vjeçari, Sadri Sadriu, ndërsa autori është efektivi i Policisë, Festim Ramadani. Krimi ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Viktima është po ashtu xhaxhai i bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’. Për rastin tronditës ka qenë i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu, njëherësh nipi i viktimës, por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani. Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer të gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu. Familjarët e vrasësit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar se rasti ishte anashkaluar ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.

Ndërkohë vetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në reagimin e saj ka mohuar lidhjen me ngjarjen. Osmani shkruan se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB