Video

Vrasja e turistit në Ksamil, ZËRI zbulon autorin e dytë

David Gjana (Heurtevent), klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit clubit të natës brenda Principotesit.

F.I.
Vrasja e turistit në Ksamil, ZËRI zbulon autorin e dytë
FOTO

David Gjana, 29 vjeç nga Kukësi është autori i dytë i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez. Burime i thanë ZËRI se i riu ka dy mbiemra, Gjana dhe Heurtevent. Policia dyshon se gjatë rrahjes së 20-vjeçarit portugez nga grupi i kamarierëve të Principotes, i përfshirë kryesor bashkë me Sokrat Vatën ka qenë edhe Gjana. David Gjana (Heurtevent), klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit clubit të natës brenda Principotesit. Turistin portugez e ka dërguar deri te shezlongët e beach bari-t aty pranë, “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje. David Gjana rezulton se është lidhje e afërt familjare e Bekim Bulicës, pronarit të Principotes, i shpallur gjithashtu në kërkim. Gjana akuzohet për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB