
Vladimir Topjana
ITALI- Vladimir Topjana dyshohet të jetë vrarë për shkak të një konflikti pronësie që ka pasur me familjen Shota. Topjana u qëllua për vdekje me tre plumba nga bashkatdhetari i tij Rogert Shota. Mediat italiane shkruajnë se të dyja familjet ishin prej kohësh në një konflikt për një pronë. Në automjetin e autorit është gjetur arma e krimit tip Beretta, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). Në pranga është vendosur autori 34-vjeçari Rogert Shota dhe babi i tij, Pren Shota.
Poll