Video

Zbardhet dëshmia e Markut, pse e vrau Ilarian?

Ai thotë se raporti i tyre u kthye në një marrëdhënie që herë shkonte mirë dhe herë ishte toksike, gjë të cilën ai nuk e pranonte dot dhe mbrëmjen e 25 marsit e vrau.

F.m
Zbardhet dëshmia e Markut, pse e vrau Ilarian?
Ilaria Sula dhe Mark Antony Samson

ITALI- Shkaku i prishjes së marrëdhënies mes Ilaria Sulës dhe Mark Antony Samson, duket se ka qenë perfomanca e dobët e të riut në shkollë. 23-vjeçari ka rrëfyer përpara hetuesve italianë se ata janë lidhur në prill të vitit 2023, por një vit më vonë, Ilaria nisi të ishte kritike ndaj tij dhe t’i kontrolllonte notat. Këtë gjë, Samson shprehet se e ka pasur traumë që nga fëmijëria, pasi asnjëherë nuk ka qenë i mirë në mësime. Ai thotë se raporti i tyre u kthye në një marrëdhënie që herë shkonte mirë dhe herë ishte toksike, gjë të cilën ai nuk e pranonte dot dhe mbrëmjen e 25 marsit e vrau.

Më pas trupin e shqiptares e futi në një valixhe dhe e hodhi në një vend ku grumbulloheshin mbeturinat. Nën akuzë është vënë edhe nëna e filipinasit, e cila ka pranuar se e ka ndihmuar të birin në krim, pasi ka pastruar gjakun në dhomë dhe nuk e ka kallëzuar vrasjen. Trupi i Ilarias u gjet një javë pas vrasjes dhe dje u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit.

Poll

MOS HUMB