
Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rrezikon postin e tij. Kjo për shkak se aktualisht është duke qëndruar në qelinë e paraburgimit të burgut të Durrësit. Sipas këshilltarit ligjor të Partisë Demokratike, Marash Logu, në këto kushte, Veliaj nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.
Por, ai është banor i Bashkisë Durrës dhe automatikisht humbet mandatin e tij si kryetar i Bashkisë. Veliaj është regjistruar në Durrës për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndoshta pa e ditur se vota i rrezikon mandatin.
Poll