Video

Vihet nën hetim Spitali Amerikan

Hetimet do të përfshijnë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.

F.m
Vihet nën hetim Spitali Amerikan
Klodian Allajbeu

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur nën hetim Spitalin Amerikan që është në administrimin e biznesmenit Klodian Allajbeu. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se hetimet kanë nisur për të monitoruar tregun e shërbimit spitalor.

Nga hetimi paraprak është konstatuar se ky spital ka shërbime të caktuara dhe ekskluzive, në shkelje me nenin 8 të ligjit 9121, për mbrojtjen e Konkurrencës, që ka të bëjë me pozitën dominuese të një ose më shumë ndërmarrjeve. Hetimet do të përfshijnë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024. Nga ana e spitalit nuk ka pasur asnjë deklaratë publike. Në shkurt të këtij viti, pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje për rreth 2 orë. Po ashtu, Allajbeu është nën hetim edhe në Kosovë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentash.

Poll

MOS HUMB