
JERUZALEM - Një ushtar izraelit është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Jerusalemin Lindor të pushtuar, pranë një hyrje në qytetin e vjetër.
Agresori i dyshuar, një 16-vjeçar nga zona Issauiya e qytetit, është qëlluar dhe vrarë nga forcat e sigurisë, pasi theri me thikë dy persona në rrugën Sultan Suleiman.
Një i dyshuar i dytë është arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar.
Magen David Adom nga shërbimet e urgjencës izraelite, kanë konfirmuar se edhe një 20-vjeçare u plagos rëndë dhe për rrjedhojë është dërguar në spital.
Një tjetër burrë gjithashtu u plagos lehtë me thikë në sulm. Ndërkaq, mediat bëjnë me dije se interneti dhe telefoni janë kthyer në Gaza.
Shërbimet telefonike dhe të internetit janë ndërprerë dy herë gjatë ditëve të fundit. Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se telefoni e interneti ishte ndërprerë qëllimisht dhe me forcë nga autoritetet izraelite.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 11100 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/